Vendosni fjalën kyçe....

E themeluar në vitin 1841, falimenton gjiganti britanik “Thomas Cook”, preken 600 mijë persona


Një nga kompanitë më të vjetra të udhëtimit në botë, “Thomas Cook Group”, ka hyrë në efektet e likuidimit të detyrueshëm menjëherë. Me anulimin e të gjitha fluturimeve dhe turneve, kolapsi do të prekë qindra mijëra udhëtarët nëpër botë.

Vlerësohet se të paktën 600,000 persona në të gjithë globin do të preken, duke detyruar qeveritë të koordinojnë me kompanitë e sigurimeve dhe linjat e tjera ajrore për të ndihmuar qytetarët e tyre të kthehen në shtëpi.

Të gjitha rezervimet e “Thomas Cook”, përfshirë fluturimet dhe pushimet, tani janë anuluar.

Monitoruesi i aviacionit civil në Mbretërinë e Bashkuar është zotuar të ndihmojë 150,000 britanikët aktualisht jashtë vendit, por fati i klientëve të mbetur mbetet i paqartë. Sekretari i Jashtëm, Dominic Raab, siguroi udhëtarët britanikë se “në skenarin më të keq, planifikimi i emergjencave është atje për të mos u bllokuar njerëzit”.

“Do të doja t’u kërkoja falje miliona klientëve tanë dhe mijëra punonjësve, furnitorëve dhe partnerëve që na kanë mbështetur për shumë vite,” tha Shefi Ekzekutiv, Peter Fankhauser, në një deklaratë të lëshuar herët të hënën në mëngjes.

Mbingarkuar nga një borxh 2.1 miliardë dollarësh, një nga kompanitë më të vjetra dhe më të mëdha të udhëtimit në botë hyri në likuidimin e detyrueshëm pasi përpjekjet e fundit për të negociuar ristrukturimin dështuan.

Kompania ka një histori që daton nga viti 1841. Ajo kishte gati 22,000 punonjës që u shërbenin 19 milionë klientëve në vit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *