Vendosni fjalën kyçe....

Edhe e hëna nis me lëkundje, por më të lehta – Kur u regjistrua i fundit


Edhe e hëna e 23 shtatorit, ka nisur me lëkundje tektonike. Në orën 00:21 është rregjistruar një tërmet me magnitudë 2.6, me epiqendër në Patok, ndërsa lëkundja e fundit është regjistruar në orën 02:27, me magnitudë 2.7 dhe ka pasur epiqendër Detin Adriatik.

Të dhëna këto të konfirmuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Mbrëmjen e kaluar, shumë qytetarë e kaluan në panik, për shkak të një lajmi të rremë që qarkulloi rreth orës 22:00, se në orën 23:30 do të godiste sërish një tërmet i fuqishëm. Por lajmi rezultoi të ishte fals, pasi sipas ekspertëve tërmetet nuk mund të parashikohen. Kështu na këshillonte dje Qendra Sizmiologjike Europiane Mesdhetare.

Pas tërmetit që u regjistrua rreth orës 22:10, me epiqendër në veri të Durrësit, me magitude 4.5, ka patur të tjera lëkundje edhe në orën 23:41. Orar që përkon edhe me orarin kur u tha se do binte tërmeti i fuqishëm. Mirëpo ishte me magnitudë 3.4 me epiqendër në veri të Durrësit, shumë më i lehtë sesa lëkundjet e forta të së shtunës, që shënuan magnitudën 5.8 të shkallës Rihter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *