Mijëra qytetarë në Tiranë kanë dalë jashtë banesave në panik pas lajmeve të shpërndara në rrjetet sociale se para mesantës pritej një tjetër tërmet i fuqishëm.
Kjo ka bërë që dhjetëra mijëra banorë të lënë banesat e një pjesë e tyre të marrin makinat.
Trafik i rënduar ka qenë në rrugën Tiranë-Elbasan ku qindra mjete janë në rrugë.
E njëjta situatë është vërejtur edhe në zonën e Bulevardit të Ri, ku qindra makina kanë parkuar duke qenë se është nga të paktat zona në Tiranë ku nuk ka pallate pranë.