Vendosni fjalën kyçe....

Kandidatja e LDK-së-Kurtit: Mos i helmo njerëzit, kur them kurrë me PDK-në, nuk ndryshoj


Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, në një fjalim nga Prishtina ka drejtuar kritika të shumta në drejtim të Kadri Veselit, Ramush Haradinajt, Albin Kurtit e Shpend Ahmetit.

Osmani ka thënë se po flet për luftën kundër korrupsionit ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli.  Ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ia ka përmendur faktin që ia ka lënë në dorë dialogun Hashim Thaçit, Shpend Ahmetit deklaratën  për mos guxim që të dërgojë lule tek varri i Ibrahim Rugovës.

Kandidatja për kryeministre gjithashtu ka drejtuar kritika edhe ndaj kreut të VV-së, Albin Kurtit, duke thënë se ai s’mund të flasë për atë se si do ta mbajë Kosovën e bashkuar, kur s’ka mundur ta mbajë bashkë partinë.

Po na thotë s’guxon Vjosa, ai që ka thënë se skam guxuar me dërguar lule tek varri i Rugovës. Po flet për guxim, ai që s’guxoi me e mbrojt Kosovën para Serbisë, e ia lë në dorë dialogun Hashim Thaçin. Po na flet për guxim për të lexuar korrupsionin, shefi i SHIK-ut, paramendoni se kush po flet për korrupsion. E ky i Vetëvendosjes po thotë që vetëm ai mundet me e mbajt Kosovën të bashkuar, por ai as partinë e vetë nuk mbajti të bashkuar”- tha Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka pasur edhe disa mesazhe specifike për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për deklaratat e kreut të kësaj partie se LDK-ja do të bëjë koalicion me PDK-në.

Osmani ka thënë se kur ajo thotë  “kurrë me PDK-në”, atëherë ashtu mbetet. Ajo ka thënë se vetë Kurti po planifikon që të krijojë qeverinë me vota të të PDK-së dhe AAK-së.

Le ta dëgjojnë këtë edhe të nivelit qendror që iu dhanë trishtim edhe ata në nivel lokal që u bënë bashkë me krimin e nuk kthyen sytë nga ju. Një parti po mundohet me iu bind se LDK-ja po shkon në koalicion me PDK-në. Secili qytetar e din që kjo është një gënjeshtër. Kur unë them kurrë me PDK-në, kjo është kurrë me PDK-në. E ata që po e helmojnë popullin me shpifje të tilla, po thonë që po shpresojmë që disa deputetë të PDK-së e AAK-së të formojnë qeverinë”- ka shtuar Osmani.

Sa i përket garës në Prishtinë, Osmani ka thënë se LDK-ja do të fitojë me 15 për qind diferencë nga vendi i dytë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *