Sot ishte dita kur pritej që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të publikonte listën me renditjen e pikeve për kandidatët për kryeprokuror.
Por kjo gjë nuk do të ndodhë. Mbledhja është shtyrë për ditën e mërkurë dhe shkak për këtë është bërë Komisioneri Publik.
“Për shkak se deri në momentin e zhvillimit të mbledhjes plenare të KLP e parashikuar për sot në orën 12.00 nuk ka mbëritur zyrtarisht letra e Komisionerit Publik për ankimimin ose mos ankimimit e vendimit të KPK së datës 4 Shtator 2019 për kandidatin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, z. Olsi Çela, mbledhja e Këshillit shtyhet për ditën e mërkurë në orën 10.00.
Ju falenderoj për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e KLP-së.
Nuk dihet saktësisht nëse Komisioneri Publik ka apeluar vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit Olsian Çela.