Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet UMSH ALUMNI, ish-studentët sot të punësuar në administratë e institucione private


Dikur studentë të Universitetit Mesdhetar, sot mbajnë pozicione të rëndësishme në administratë dhe institucione private. Gjithçka, nisi falë dijes së marrë në auditorët e UMSH.

Me krenari dhe mirënjohje ndaj tyre, u organizua aktiviteti me studentët e diplomuar ndër vite në programet e studimit master në tre fakultete.

UMSH ALUMNI kanë qenë studentë të UMSH-së në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, Fakultetin e Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombetare dhe Fakultetin e Shkencave Politike dhe Psikosociale.

Studentë të cilët kanë fituar mobilitet në studimet e tyre brenda dhe jashtë vendit në ciklin e tretë të studimeve ose gjatë të njëjtit cikël.

Studentët  ALUMNI ndanë me pjesëmarrësit eksperiencën e tyre në UMSH dhe pas saj duke theksuar se kurrikulat dhe praktikat mësimore të kryera ndër vite në UMSH i kanë dhënë vlerë diplomës  së tyre duke i aftësuar siç duhet për t’u përshtatur me tregun e punës.

Drejtuesit e Universitetit Mesdhetar shprehën vlerësime  për arritjet e këtyre të rinjve duke i nxitur ata të vijojnë  të  kualifikohen, pasi vetëm me edukim dhe diploma cilësore  do mund të ketë jo vetëm punësim të sigurtë për ta, por edhe profesionalizëm në kohë të gjatë.

Fuqizimi i rrjetit ALUMNI ka rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve të UMSH-së me tregun e punës, duke e integruar këtë në hartimin e programeve të reja të studimit.

Profesionistët në karrierë u vlerësuan me Certifikatë Merite nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *