Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja e Arsimit: Të gjitha shkollat rinisin nesër mësimin, vetëm dy jo


Shkollat do e kenë pushim vetëm sot, pasi nesër të gjithë nxënësit do t’i rikthehen mësimit.

Vendimin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit Besa Shahini, e cila thotë se vetëm dy shkolla nuk do të hapen nesër për shkak të dëmtimeve të pësuara nga lëkundjet e tërmetit.

Shahini shprehet se transporti do të jetë i siguruar, për nxënësit e këtyre dy shkollave të cilët do të ndjekin një shkollë tjetër.

“Siç njoftuam edhe dje, të gjitha shkollat janë gati për të rifilluar mësimin. Aty ku ka patur plasaritje, janë mbyllur dje nga ekipet që punuan deri natën vonë. Dy shkolla vartëse nuk do të hapen nesër, por nxënësve u është siguruar transport për tek shkolla qendër. Shpresoj që nxënësit dhe prindërit pushuan dhe u qetësuan sot. Nesër të gjithë në mësim” – shkruan Shahini.

Ky vendim vjen pas tërmetit që goditi Tiranën, Durrësin e disa qytete të tjera pasditen e së shtunës.
Tërmeti ka shkaktuar shumë të lënduar e dëme të mëdha materiale por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *