Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq, përmbytje në Fushë Krujë


Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë problemet e para në Fushë Krujë dhe Kamëz ku uji ka përmbytur rrugët.

Në zonën e Fushë Krujës, tashmë uji ka hyrë në katet e para të pallateve. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të evakuuar personat në rrezik.

Ndërkohë, në zonën e Kamzës ka rrezik për përmbytje. Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, bën me dije se punonjësit dhe Drejtuesit e Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve janë në terren duke punuar për të zgjidhur problemin.

Në vendngjarje ndodhet edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *