Të paktën 20 persona janë vrarë gjatë trazira të fundit në provincën lindore në Indonezisë, në Papua, të hënën, konfirmoi një zëdhënës ushtarak.
Tre studentë dhe një ushtar u vranë në qytetin Jayapura, ndërsa 16 civilë u vranë në Wamena, qyteti më i madh i provincës malore, i tha “Anadolu Agency”, kolonel Eko Daryanto.
Rajoni ka qenë dëshmitar i trazirave që nga 19 gushti pas akuzave për abuzim racist dhe keqtrajtim të studentëve papuanë në ishullin Java.
Turi i ri i protestave detyroi autoritetet të bëjnë thirrje për një shtyrje të përkohshme të të gjitha fluturimeve në krahinë, pasi turma e zemëruar i vuri zjarrin disa ndërtesave.