Vendosni fjalën kyçe....

Portieri egjiptian bën të pamundurën, shikoni si e shpëton ekipin nga goli i sigurt (Video)


Një portier egjiptian është bërë viral me pritjen fantastike në një ndeshje futbolli.

Mahmoud Gadi, që mbronte portën e ekipit egjiptian, Enppi, fillimisht mori një vendim të çuditshëm për të dalë nga porta duke larguar topin me kokë gjatë një aksioni të ekipi kundërshtar.

Por topi shkoi në këmbët e një lojtari kundërshtar i cili goditi menjëherë drejt portës së Enppi.

Në një farë mënyre, pavarësisht largësisë së madhe nga porta, Gadi ia doli që të mbërrinte topin dhe ta devijonte atë sipër traversës duke shmangur një gol të sigurt të ekipit kundërshtar.

Pas publikimit të videos, portieri është kthyer në personazh të njohur në rrjetet sociale sidomos në vendlindje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *