Vendosni fjalën kyçe....

Pre e lajmit të rremë, qytetarët gjithë natën jashtë nga frika për tërmetet (FOTO/VIDEO)


Një lajm se do bindte tërmet i fuqishëm mbrëmjen e së dielës para mesnate, shkaktoi panik mbrëmjen e kaluar në Tiranë, Durrës e Kavajë.

Qytetarët e tmerruar në kryeqytet, kanë kaluar mbrëmjen jashtë, një pjesë e mirë të mbledhur te sheshi Nënë Tereza, të tjerë në autostradën Tiranë-Elbasan e akoma më shumë në Bulevardin e Ri ku nuk ka pallate pranë.

Në Durrës situata paraqitej e njëjtë, siç shihet edhe në videon e mëposhtme.

Shkak për këtë u bë një lajm që u bënte thirrje qytetarëve të linin banesat, pasi një sizmiolog grek kishte parashikuar se në orën 23:30 do binte një tjetër tërmet i fuqishëm.

E në të vërtetë rreth kësaj ore ra një tërmet, por ai ishte me 3.4. Pra ishte shumë më i lehtë se ai i fuqishmi që ra ditën e shtunë.

U desh të dilte Ministria e Mbrojtjes për të sqaruar se bëhej fjalë për një lajm të rremë që një pjesë e qytetarëve të riksheheshin në banesa.

 “Prej disa minutash qarkullon ne disa portale dhe rrjete sociale nje lajm i rreme mbi parashikimin e nje termeti me permasa, ne oren 23.30. I bejme thirrje te gjithe qytetareve, te mos bien pre e njoftimeve te tilla keqedashese dhe perhapese paniku pasi nuk ka asnje parashikim te tille shkencor nga asnje institucion shkencor. Gjithcka po tentohet te behet per te perhapur panik mes qytetareve eshte kriminale. Te gjithe ata qe kane perhapur kete lajm do te mbajne pergjegjesi penale”, njoftoi ministria e Mbrojtjes.

Lidhur me rastin, policia ka shoqëruar dy gazetarë në polici./Hashtag.al

FOTOGALERI:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *