Pas largimit të kryeministrit Edi Rama drejt New York-ut, vjen një reagim nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Petrit Vasili thotë se Rama paska ardhur mbrëmjen e kaluar vetëm sa “për të shpëlarë gojën” dhe ka braktisur vendin në kulmin e emergjencës civile.
“Kryeministri ja mbathi!,iku iku? Turp,turp,turp.
Dje ne darke ne ora 22.30,pas nje “vizite”,sa per te shplare gojen, prej rreth 20 oresh ne Shqiperi, Edi Rama braktis vendin.
Edi Rama largohet ne kulmin e emergjences civile qe shkaktoi termeti 7.5 balle.
Per shkak te nje katastrofe te tille jane me te shqetesuar per Shqiperine lideret europiane se sa Edi Rama vete.
Ne vend te shpallte Emergjencen civile dhe te qendronte ne krye te situates Edi Rama beri show lart e poshte ne ERTV dhe te gjithe mediat pa dinjitet qe pranojne te trasmetojne me siglen ereqelbur te tij.
Turp te tille Shqiperia nuk ka pare dhe nuk ka per te pare.
Edi Rama iku,iku dhe la vendin ne balte ne momentin me te rende,e la Shqiperine ne duart e shtetit te shkaterruar dhe te paafte qe u ka lene shqiptareve ne kurriz.
Shqiptare merrni ne dore fatet tuaja pasi Shqiperia eshte pa kryeminister, pa qeveri, pa shtet,pa parlament ka thjesht dhe vetem nje bande grabitqaresh puthadoresh te krimit dhe karagjozesh televizive.”, shkruan Vasili.
Pas tërmeteve, kryeministri Edi Rama u nis sot për në udhëtimin që la përgjysmë në New York, ku pritet të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Rama thotë se duke e ndërprerë udhëtimin e dy ditëve më parë dhe duke u kthyer me urgjencë në Tiranë, nuk do të parandalonte ndonjë tërmet, por e bëri për hir të njerëzve.
Kujtojmë se nga tërmetet e së shtunës, mbetën të lënduar 68 persona.