Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet klasa e shkollës në Kenia, humbin jetën 7 nxënës


Rrëzimi i një klase shkolle në kryeqytetin kenian, Nairobi, në orët e para të së hënës, ka vrarë shtatë fëmijë dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Një zëdhënës i qeverisë konfirmoi viktimat, ndërsa punëtorët e urgjencës vazhdojnë të punojnë nën rrënoja.

Ngjarja tragjike ndodhi në shkollën e mesme në Ngando Dagoretti.

“Ka pasur 57 nxënës që janë dërguar në spital për trajtim dhe ne gjithashtu mund të konfirmojmë se ka pasur shtatë viktima,” tha Cyrus Oguna, zëdhënësi i qeverisë së Kenias.

Sipas raporteve lokale, një mur u rrëzua në pronën dy katëshe rreth orës 6:50 të mëngjesit me kohën lokale, teksa fëmijët po përgatiteshin të fillonin mësimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *