Vendosni fjalën kyçe....

Shkollat fillore në Angli mësojnë nxënësit 6-vjeçarë të prekin “pjesët intime”, shokohen prindërit


Prindërit në Britani janë tërbuar pasi më shumë se 240 shkolla fillore nisën një seri mësimesh mbi “vetë-stimulimin” për fëmijët e mitur gjashtë vjeç, si pjesë e programit të tyre të edukimit seksual.

Një manual mësimdhënieje, botuar nga “Mail on Sunday”, udhëzon se si t’u mësoni fëmijëve të moshës gjashtë deri në dhjetë vjeç “rregullat e vetë-stimulimit”. Mësimet janë pjesë e programit të ri “All About Me” i shpërndarë në më shumë se 240 shkolla fillore në qarkun Warwickshire i Anglisë qendrore.

Programi, nga ana tjetër, është krijuar që të mësohet në përputhje me Marrëdhënien e Detyrueshme dhe Edukimin Seksual, i cili do të zbatohet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar shtatorin e ardhshëm.

Në pjesën e quajtur “Duke prekur veten”, mësuesit këshillohen t’u tregojnë të rinjve se “shumë njerëz pëlqejnë të gudulisin ose godasin veten pasi mund të ndjehen mirë”, duke përfshirë edhe prekjen e “pjesëve të tyre intime”.

Fëmijëve u thuhet se kjo është “me të vërtetë shumë normale”, pavarësisht nga fakti se “disa njerëz mund të bëjnë kryqin ose të thonë se është e ndyrë”.

Fëmijët paralajmërohen më pas se është “jo e sjellshme” të prekin veten në klasë ose në vende të tjera publike dhe ata duhet ta bëjnë këtë vetëm kur “janë vetëm, mbase në banjë, dush ose shtrat”.

Disa prindër u tronditën nga programi, duke thënë se fëmijët e moshave të tilla të mitura nuk duhet të jenë të ekspozuar ndaj temave për të rriturit, siç është masturbimi.

Prindërit që nuk janë dakord me këtë lloj edukimi seksual i morën fëmijët e tyre nga shkolla gjatë kohës kur zhvillohej kjo orë mësimi. Një numër i ekspertëve të arsimit dhe mësuesit kritikuan formulimin e programit duke thënë se është shumë i paqartë dhe jo i përshtatshëm për nxënësit e shkollave fillore.

Një nga autorët e programit, konsulenti arsimor, Jonny Hunt, argumentoi se “sado e pakëndshme mund t’u duket kjo të rriturve, fëmijët e të gjitha moshave do të vetë-stimulohen herë pas here.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *