UEFA ka bërë publike vendimet e Komisionit të Disiplinës nga të cilat janë dënuar tre federata.
Kështu, Federata Sllovake e Futbollit dënohet që ndeshjen tjetër në shtëpi(ndaj Uellsit) do e luajë pa tifozë, si dhe një gjobë 20 mijë euro.
Federata Rumune e Futbollit, do luajë 2 ndeshjet e radhës në shtëpi pa spektatorë, si dhe një gjobë 83 mijë euro.
Edhe Federata Hungareze e Futbollit, do luajë ndeshjen e radhës në shtëpi pa tifozë, që përkon të jetë ajo ndaj Azerbajxhanit, ndërkohë dënohet edhe me 67 mijë e 125 euro gjobë.
Këto janë tre dënimet e vetme të publikuara ditën e sotme nga UEFA, ndërkohë që ende nuk ka një vendim për procesin e hapur ndaj Francës, që ngatërroi himnin në ndeshjen me Shqipërinë.