Vendosni fjalën kyçe....

“Ujësjellës-kanalizimet, shëndetësia, arsimi e rendi të sigurta e funksionale” – Braçe


Zv.kryeministri Braçe ka deklaruar se të gjitha infrastrukturat janë në gjendje të sigurt e funksionale në mbarë vendin duke nisur nga qytetet kryesore e deri në zonat më të largëta.

Ai tha se kryeministri po udhëheq të gjithë procesin e kordinuar në vend pas tërmetit të fuqishëm që goditi Tiranën, Durrësin dhe disa qytete të tjerë pasditen e së shtunës.

“Rruga është e aksesueshme dhe e sigurt, madje edhe në zonat më të largëta. Rrjeti ujësjellës-kanalizime janë të sigurta. Impiantet e ujit të pijshëm dhe ajo e ujërave të zeza. I gjithë rrjeti elektrik është në funksion të plotë në zonat urbane dhe në territoret më të largëta. E gjitha infrastruktura shëndetësore është e aksesueshme dhe e siguruar, duke përfshirë, shërbimin spitalor, ambulant. E gjithë infrastruktura arsimore është e sigurt, duke përfshirë çerdhet, kopshtet e shkollat. E gjitha infrastrutura sociale është e aksesueshme për çdo individ në nevojë. E gjithë infrastruktura e rendit është e sigurt në shërbim të qytetarëve.” – tha Braçe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *