Vendosni fjalën kyçe....

6 muaj pas largimit nga Shqipëria, Panuçi gjen punë në vendin fqinj


Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi, duket se nuk do qëndrojë gjatë pushim pas largimit nga kuqezinjtë.

Për shërbimet e tij është interesuar klubi i një vend fqinj. Bëhet fjalë për Aris Selanikun.

Sipas mediave italiane, palët kanë arritur marrëveshjen financiare dhe në ditët në vijim pritet edhe firma e italianit.

Pika ku po diskutohet ende është ajo e ndihmësve të Panuçit dhe me t’u gjetur dakordësia, tekniku mund të nisë menjëherë nga puna duke u kthyer sërish të drejtojë një ekip që prej muajit mars.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *