Ambasada amerikane në Tiranë sërish ka bërë thirrje se Reforma në Drejtësi do jetë një lajm i keq për zyrtarët e korruptuar.
Zv.shefi i Misonit në Detyrë Dan Koski në një mbi Projektin për Planifikimin dhe Qeverinë Vendore të USAID/Albania ka deklaruar se SHBA beson në një të ardhme të ndritur për Shqipërinë.
“Jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq. Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen. Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme. Mos u stepni. Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë. Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju.”-deklaroi Koski.