Vendosni fjalën kyçe....

Disa zona të përmbytura nga shirat e së hënës, ç’të presim nga moti për ditën e sotme


Disa zona të Tiranës, Kamza, Fushë-Kruja dhe Laçi, janë vënë përballë përmbytjeve të rrugëve euji gati po hyn në banesa, pas shirave të dendur të mbrëmjes së djeshme.

Por si parashikohet moti gjatë ditës në vijim? Kontinenti në pjesën më të madhe do të vijojë në ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe rrebesheve të shiut, ku  më të dukshëm shirat do të jenë në Europën Veriore, pjesërisht Qendrore dhe në Rajonin e Ballkanit.

 Sipas MeteoAlb, Shqipëria mbetet  në kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat e shpeshta dhe rrebeshet e shiut të jenë të pranishme në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat veriore – qendrore.

Here pas here pritet të ketë kthjellime. Mbrëmja sjell përmirësim gradual të kushteve të motit duke ri-kthyer kthjellimet në vend.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C në mëngjes deri në 30°C mesdita. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *