Vendosni fjalën kyçe....

“Donika Prela ndikoi ecurinë e hetimeve për “Toyota Yaris”, ka ndikuar në çështje” – Gazetarja Lala


Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka dërguar në gjyq dosjen lidhur me 3.4 milionë eurot që u kapë në 2 makina Toyota Yaris në portin e Durrësit.

Lidhur me këtë dosje akuzohen 4 persona, të cilët janë ndaluaar në Shqipëri.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin Real Story në News24, ka thënë se shefja e Krimeve të Rënda, Donika Prela ka shkelur ligin lidhur me këtë dosje, duke qenë se ka firmosur që dosja të shkojë në gjykatë, ndërkogë që kjo është e drejtë ekskluzive e prokurorëve të çështjes.

“Prokuroria e pranon vetë se nuk e di se kush janë pastruesit e parave. Ky udhëzim është urdhër, sepse jepet urdhër që çështja të shkojë në gjyq para datës 24 shtator. Zonja Prela ka vepruar kundër asaj që thotë ligji, më kanë thënë ish-prokurorë e njerëz që njohin ligjet. Zonja Prela do të ishte në rregull me ligjet nëse do kërkonte shpejtim kur ka mangësi. Prela ka diktuar mënyrën si kanë ecur hetimet. Me reformën në drejtësi, prokurorët duhet të punojë në mënyrë të pavarur. Me garanci dhe përgjegjësi maksimale iu konfirmoj se sot ka pasur debat të fortë në Prokurori të Krimeve të Rënda për këtë çështje. Prela në njëfarë mënyre ka pranuar gabimin që ka bërë. Vetëm prokurorët mund të çojnë çështjen në gjyq dhe jo drejtuesit e Prokurorisë. Akoma veprohet me mendësinë e vjetër. Dosja zyrtarisht ka mbërritr te Krimet e Rënda me firmë të Prelës. Nëse ju kujtohet çështja e parave ruse, është akuzë zyrtare ndaj liderit demokrat Lulzim Basha, por çështja nuk ka shkuar nq gjyq. Në rastin konkret ka cenuar haptazi punën e prokurorëve”, ka thënë Lala.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *