Pas tërmeteve, vendi në rrezik edhe nga përmbytjet. Moti i keq me reshje shiu mbrëmjen e djeshme, ka prekur pjesën më të madhe të vendit.
Si pasojë e reshjeve, ka patur rrëshqitje gurësh në rrugën Burrel-Milot, çka ka penalizuar qarkullimin normal të mjeteve.
Rrëshqitje gurësh ka deri pranë tunelit të Shkopetit. Si rezultat, aktualisht në aksin rrugor Burrel-Milot lëvizja bëhet vetëm në një sens.
Ndërkohë në qarkun e Dibrës raportohen që shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.
Ndërsa në Lezhë dhe në Fushë-Krujë, reshjet rrezikojnë banesat.