Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta kuzhinieri i famshëm amerikan, Carl Ruiz


Është ndarë nga jeta kuzhinieri i famshëm Carl Ruiz, pronari i restorantit “La Cubana” në New York. Ai ishte 44 vjeç, shkruan “CNN“.

“Në emër të familjes La Cubana, me zemër të thyer dhe shumë të pikëlluar ndajmë me ju lajmin e ndarjes nga jeta të shefit tonë ekzekutiv dhe shumë të dashur Carl Ruiz,” postoi “La Cubana” në adresat e saj në mediat sociale.

“Asnjë fjalë nuk mund ta shprehë plotësisht trishtimin tonë për humbjen e papritur të mikut dhe vëllait tonë të dashur”, vijon postimi.

Por “La Cubana” nuk sqaron shkakun e ndarjes nga jeta të kuzhinierit të famshëm.

Ruiz merrte pjesë në programe televizive dedikuar kuzhinës ashtu si edhe në radio. Ai kishte hapur restorante në të gjithë botën, sipas një biografie në faqen e internetit të La Cubana.

Kuzhinierët e tjerë që ishin miq me Ruiz reaguan të hidhëruar për ndarjen e mikut të tyre nga jeta.

“Ti na mësove si të shijojmë çdo moment në maksimum dhe të mos jetojmë duke pyetur veten po sikur”, shkroi kuzhinieri Jet Tila, i cili është shfaqur gjithashtu në disa shfaqje gatimi.

Restoranti tha se do të vazhdojë punën e lënë në mes të Ruiz në krijimin e Fondacionit të Bursave Carl Ruiz për të rinjtë që aspirojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *