Vendosni fjalën kyçe....

Njihuni me rastin më të veçantë në botë, gruan që loton “kristale” nga sytë (VIDEO)


Një grua armene, sytë e së cilës lëshojnë lotë në formë kristali në vend të lotëve të zakonshëm, i ka habitur mjekët. Satenik Karazian, 22 vjeç, nga rajoni i Shirak, filloi të përjetojë simptomat e lartpërmendura dy muaj më parë.

Fillimisht, ajo kishte menduar se kishte marrë pluhur në sytë e saj te dentisti, por më pas familja e saj dyshoi se bëhej fjalë për një copë qelqi.

Tani Karazian thotë se ajo prodhon në mënyrë të pashpjegueshme deri në 50 copë kristali nga sytë e saj çdo ditë. Okulistët dhe mjekët nuk kanë qenë në gjendje të diagnostikojnë dhe trajtojnë gjendjen e veçantë, duke e lënë gruan e re në agoni gati të vazhdueshme.

“Tani çdo ditë ime është kthyer në ferr,” – tha Karazian për mediat.

Disa mjekë nuk pranuan të besojnë atë që pretendonte Karazian derisa e panë me sytë e tyre situatën dhe i kanë dhënë thjesht mjekime për t’i lehtësuar dhimbjet.

Ministria e Shëndetësisë e Armenisë i ka çuar kristalet e së resë për analiza për të diagnostikuar problemin, raporton Sputnik Armenia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *