Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj kanë pranuar ftesën e OSBE-së për konferencen e thirrur nga kjo e fundit për reformën zgjedhore.
Opozita do përfaqësohet në rang ekspertësh në këtë tryezë.
OSBE do të mbajë nesër konferencën për reformën zgjedhore me temë “Të mohuar nga sistemi: ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë”.
në draft axhendën e saj, takimi do të nisë me një fjalë të kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, për t’u pasuar më tej me fjalimet e dy bashkëkryetarëve e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari e Damian Gjiknuri.