Vendosni fjalën kyçe....

Përdorimi i dopingut, IAAF konfirmon pezullimin ndaj federatës ruse të atletikës


IAAF konfirmoi vendimin e saj për të mbajtur te pezulluar këtë federatë që prej vitesh është përfolur për një skandal dopingu ku u përfshinë edhe autoritetet shtetërore ruse.

Ishte presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës Sebastian Coe që bëri të ditur këtë vendim të IAAF gjatë Kongresit të këtij  organizmit të zhvilluar në prag të Botërorit të Atletikës që do të mbahet në Doha.

Vendimi për të mbajtur këtë dënim, IAAF e mori pas raportit të Agjencisë Botërore Antidoping sipas të cilit ka mospërputhje me të dhënat e dërguara nga laboratorët antidoping të Moskës në muajin janar të këtij viti.

Ndërkaq vetë WADA iu dha një afat 3 javor drejtuesve të laboratorëve për të shpjeguar këto mospërputhje te të dhënat, në rast të kundërt do të merren sanksione akoma më të ashpra, ku nuk përjashtohet mundësia e përjashtimit të atletikës ruse edhe nga Lojërat Olimpike të Tokios

Rusia u pezullua nga aktivitetet ndërkombëtare të atletikës në vitin 2015 për shkak të skandalit të dopingut që  duket se kishte edhe mbështetjen e shtetit rus. megjithatë, IAAF gjatë kësaj kohe ka toleruar të gjithë ata sportistë rusë që kanë rezultuar të pastër duke i lejuar të marrin pjesë në evenimente me flamur neutral

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *