Studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë do të kryejnë praktikat profesionale edhe në Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu, ky institucion do të ofrojë konsulencë dhe ekspertizë për fusha të caktuara që lidhen me qeverisjen lokale.
Këto janë vetëm dy nga pikat e marrëveshjes së bashkëpunimit që pritet të finalizohet shumë shpejt mes dy institucioneve.
Rektori i UMSH-së, Prof. Dr. Gudar Beqiraj zhvilloi një takim me Drejtoren e Planifikimit të Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë së Tiranës, Znj. Enkeleida Omeri, ku u diskutua gjerësisht mbi fushat e bashkëpunimit.
Nëpërmjet marrëveshjejes së re UMSH-ja do të zhvillojë më tej mundësinë e specializimeve, konsulencës, praktikave dhe punësimit.
Duke patur në fokus studentët me filozofinë: Formim Profesional Cilësor – Punësim i Sigurtë, UMSH ka sot dhjetëra marrëveshjje bashkëpunimi me institucione publike dhe private në vend duke i dhënë mundësinë të rinjve të pasurojnë CV-të e tyre që në auditor.