Kryeministri Rama ka falenderuar deputetët gjermanë e kancelaren Merkel për vendimin pro çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Rama ka publikuar një postim në faqen e tij në Twitter ku shkruan:
“Lajm i mirë!
Faleminderit të gjithë deputetët e CDU/CSU që më në fund votuan pro hapjes së negociatave. Ata qē votuan kundër do t’i bindim në çdo hap me fakte se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Faleminderit Angela për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë.”
Vendimi do merret zyrtarisht në seancën e së enjtes, më 26 shtator ku do vuloset vota e Gjermanisë për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Pritet që Gjermania t’i vendosë kushte Shqipërisë për çeljen e negociatave, ku ndër kryesoret janë reforma zgjedhore, ndëshkimi i personave që janë të përfshirë në blerje votash në votimet e vitit 2016 e 2017, funksionimi i Gjykatës Kushtetuese e asaj të Lartë.