Ndërkohë që disa zona në vend janë përmbytur nga shirat e dendur të mbrëmjes së kaluar, disa lagje të durrësit nuk mbeten pas.
Por Durrësi vijon të ndjejë ende lëkundjet tektonike. Një tjetër tërmeti është regjisruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
Lëkundjet e tërmetit u regjistruan në orën 05:22 të mëngjesit, me magnitudë 3.4 dhe e ka pasur epiqendër 10 km në veri të Durrësit.
Ky tërmet pason lëkundjet që pasuan tërmetin e së shtunës pasdite, me magnitudë 5.8 që solli dëme të shtumta në banesa apo biznese, e pati disa të lënduar, por që fatmirësisht nuk shkaktoi viktima.