Vendosni fjalën kyçe....

S’mjaftonte tërmeti, as përmbytjet – Ndërpritet edhe furnizimi me ujë për Tiranën


Pas shirave të dendur të mbrëmjes së shkuar dhe të paradites së sotme, ujëmbledhësi i Bovillës është turbulluar. Për këtë arsye, për banorët e kryeqytetit, do të ndërpritet pjesërisht furnizimi me ujë.

Kështu lajmëroi këtë mëngjes, Ujësjellësi i Tiranës. Sipas Ujësjellësit, shkak është bërë thatësira prej më shumë se pesë muajsh dhe intensiteti i lartë i reshjeve prej 115 mm.

Sipas inxhinierëve dhe specialistëve në terren të bashkisë, furnizimi normal me ujë do të rinisë në orët e mbrëmjes.

Kjo është vetëm një nga vështirësitë, me të cilat kryeqytetasit po përballen ditët e fundit. Mbrëmjen e kaluar, nisën të qarkullonin video dhe foto të ndryshme në rrjet, ku tregoheshin zona të ndryshme të Tiranës nën ujë, si Don Bosko, Astiri, Xhamlliku etj.

Po ashtu të mos harrojmë situatën e krijuar që pasditen e së shtunës, ku tërmeti me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter, goditi vendin duke bërë që shumë ndërtesa të dëmtoheshin, e madje rreth 68 persona nga Tirana e Durrësi kërkuan ndihmë mjekësore në spital.

Disa shkolla gjithashtu mbetën të dëmtuara, ndaj të hënën u pezullua mësimi. Situata e rënduar edhe nga përmbytjet, solli edhe sot mbylljen e shkollave dhe tanimë sot erdhi erdhi surpriza nga bashkia: Nuk ka ujë./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *