Mesfushori francez është i palumtur me situatën e tij aktuale tek kampioni italian dhe mund të largohet gjatë janarit ose verën e ardhshme. Ai nuk po gjen hapësira në ekipin e Maurizio Sarrit
Arien Rabiot nuk është i kënaqur me situatën e tij aktuale tek Juventusi, shkruan Gazeta Express.
Mesfushori francez ishte një zëvendësues i papërdorshëm në tri nga katër ndeshjet e ligës këtë sezon.
Gjithashtu, ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit nuk u aktivizua as në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit.
24 vjeçari nuk ka luajtur që kur iu dhanë 27 minuta në dispozicion në ndeshjen e parë sezonale ndaj Parmës.
Kampioni botëror me Francën është i frustruar me trajnerin Maurizio Sarri, prandaj nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga Torino gjatë janarit, eventualisht verën e ardhshme.
Juve e kishte marrë Rabiotin pa para gjatë kësaj vere pasi i kishte skaduar kontrata me PSG-në.