Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha foli për vendimin e marrë dje nga koalicioni qeverisës gjerman, për t’i shtuar dy kushte të reja Shqipërisë për hapjen e negociatave.
“Shpresoj të keni kaluar mirë 72 orë plot me ngjarje, në radhë të parë për tronditjen që pësoi vendi qoftë në aspektin fizik për shkak të tërmetit por edhe në aspektin psikologjik. Urime kam për shqiptarët, për banorët e zonave të goditura më rëndë. Kam patur rastin të shoh rastet. Kam qenë në veçanti pranë banorëve të Durrësit. tani është koha që qeveria të marrë masa për t’ju gjendur pranë banorëve të goditur nga tërmeti.
Përmbytjet kanë dëmtuar edhe më tej banorët, prandaj tani është koha për të vepruar, ndonëse ngjarja nuk ndodhet më në fokus të mediave për shkak të tërmetit politik.
Për vendimin e marrë mbrëmë nga dy grupet kryesore parlamentare, të Bundestagut. Është edhe falë një pune të opozitës dhe times tek ata, duke u thënë se një ‘jo’ nuk do të ndihmonte Shqipërinë. Mirwnjohje për vendimin e marrë mbrëmë CSD dhe CSU që pas një periudhe relativisht të gjatë negociatash kanë dakordësuar për qëndrimin që do i paraqesin nesër Bundestagut. Ka një kontraditë për këtë që sapo thashë, nga njëra anë jam i lumtur që nuk ka një JO të prerë, por nga ana tjetër është e qartë se kemi kaluar nga para 5 kushtesh para tre vitesh, në 7 kushte para 1 viti dhe para 9 kushtesh sot.
Vetështimi i kushteve nga 7 në 9 shpreh shqetësimin për hapat mbrapa që Shqipëria ka hedhur që nga qershori i kaluar, kur u diskutua rekomandimi.
Vendimi për të shtuar kushtet dhe kërkesat, reflekton dështimet e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri. Kjo duket qartë në kërkesën për arrestimin dhe procedimin penal të personave të përfshirë në krimin zgjedhor të blerjes së votave në bashkëpunim me krimin, si dhe për procesin antikushtetues të 30 qershorit dhe që Gjykata Kushtetuese të vendosë për procesin final.”, tha Basha.