Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ambasadori i OSBE ka ndjenja të forta për socialistët


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme në Syri.tv se ambasadori i OSBE në vendin tonë ka ndjenja të fort për socialistët prandaj i mbështet ata.

Deklarata e Berishës erdhi pasi u shpreh se Borchard arriti të vendoste firmën e tij së bashku me “firmën e kriminelit elektoral”, siç e quan ai Gjiknurin.

Nëse ambasadori i OSBE-së ftoi opozitën, ftesë mbi ftesë beri Rama, ajo ishte me bisht. Ftesa e Ramës ishte një bisht. Opozita i është përgjigjur në radhë të parë raportit të OSBE-ODIHR me ftesë të OSBE-së, por edhe partnerë të tjerë kanë inkurajuar opozitën që të angazhohen në këtë proces.

Brochard ka qenë ambasador i Gjermanisë këtu kur unë isha kryeministër dhe këtë periudhë një sërë projektesh gjermane janë zbatuar. Të hysh në bindjet e tij të majtë apo qendrës së djathtë. Bëri shumë mirë që ftoi, por në ftesën e tij vuri edhe emra të shqiptarëve, duke thyer protokoll.

Imagjino firma e ambasadorit me firmën e kriminelit elektoral. Kaq të forta i ka sentimentet për socialistët saqë bëri diçka që nuk e ka bërë kurrë. Në vlerësimin tim ky është një akt i padenjë”- u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *