Vendosni fjalën kyçe....

Borchardt i zhgënjyer pas tensioneve në tryezën për Reformën Zgjedhore: S’jemi këtu për t’ju qeverisur


Pas situatës së tensionuar sot në tryezën e OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt reagoi i zhgënjyer.

Në një prononcim për mediat në mbyllje të tryezës për Reformën Zgjedhore, Borchardt tha se nuk ishte këtu për të qeverisur shqiptarët, por për t’i mbështetur ata.

“Nuk jam i lumtur për situatën që u krijua. Është zhgënjyese. Hapin tjetër do ta shohim. Njerëzit duhet të qëndronin, të dëgjonin në atë tryezë. Ne nuk e qeverisim këtë vend të marrim në dorë reformën, ne nuk jemi të zgjedhur. Jemi këtu për të dhënë mbështetjen tonë”, tha Borchardt.

Në këtë tryezë pati debate mes anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, të palës që konsiderohet si “opozita parlamentare”.

Debati nisi se përse fjala iu dha të parit përfaqësuesit të PD-së, Ivi Kaso, dhe jo Rudina Hajdarit.

Kjo e fundit nuk arriti t’i mbante nën kontroll deputetët e grupit të saj, madje u fut në debat me ta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *