Aktorja Demi Moore ka treguar se kur ka qenë në moshën 15-vjeçare është përdhunuar nga një burrë në moshë.
Ajo thotë se ai burri, i kishte paguar nënës së saj një shumë prej 500 dollarësh që të kryente marrëdhënie me të bijën, shkruan “The Guardian”.
Moore ishte e ftuar nga Diane Sawyer në emisionin “Good Morning America”, për të folur për detajet e librit të saj ri “Inside Out”. Në libër, Moore tregon episode nga adoleshenca e saj kur nëna e çonte nëpër klube për të tërhequr vëmendjen e meshkujve.
Moore lindi në New Mexico, por babai i saj biologjik e la nënën e saj para se të vinte në jetë. E ëma e saj ishte e alkoolizuar dhe vdiq në vitin 1998. Një një rast, Demi vuri re se një burrë i moshuar kishte çelësin e shtëpisë së tyre. Pasi e përdhunoi, ai e pyeti: “Si ndihesh kur bën marrëdhënie seksuale për 500 dollarë?”