Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan kritikon politikanët populistë: Përdorni retorikë anti-islame për vota


Presidenti turk Erdogan solli një hartë prej kartoni gjatë fjalës së tij në OKB, duke thënë se Izraeli po merrte tokën palestineze. Ai sulmoi politikanët populistë në të gjithë botën për përdorimin e qajes anti-islamike për të fituar vota.

Duke folur në OKB, Erdogan argumentoi se retorika raciste, ksenofobike dhe anti-islamike, është një nga kërcënimet më të mëdha për paqen dhe stabilitetin global.

Presidenti turk u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të adoptojnë retorikë publike gjithëpërfshirëse dhe tolerante në vendet e tyre për të zgjidhur problemin.

Ai gjithashtu kërkoi nga Kombet e Bashkuara të shpallin 15 Marsin “Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit kundër Islamofobisë”, për të përkujtuar vrasjen e 51 besimtarëve myslimanë në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re në vitin 2018.

Erdogan solli gjithashtu një hartë kartoni të Palestinës dhe Izraelit, duke huazuar teknikën nga prezantimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për programin bërthamor iranian në 2012.

“Ku fillon dhe mbaron toka e Izraelit?”, pyeti Erdogan, duke tërhequr hartën që tregon hapësirën në zvogëlim të tokës palestineze, nga plani i ndarjes i Kombeve të Bashkuara në vitin 1948 deri në ditët e sotme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *