Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari belg habitet me Ramën: Po feston si fitore kushtet e Gjermanisë


Jack Parrock, një gazetar i njohur në Bruksel, ka komentuar me ironi reagimin e kryeministrit Edi Rama për kushtet që bundestagu gjerman ka vendosur për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Parrock në një postim në Twitter, shpreh habinë për mënyrën se si kryeministri shqiptar, e feston si fitore vendimin e grupit CDU-CSU në Gjermani.

 “Kryeministri i Shqipërisë @ediramaal po feston si fitore kushtet që votoi Bundestagu Gjerman për hapjen e negociatave të vendit të tij me BE. Ai falenderon #Merkel dhe e manipulon situatën si vullnet të Gjermanisë për të hapur negociatat me BE.”, shkruan Parrock.

Vetëm një ditë më parë, Bundestagu gjerman publikoi një raport ku shtohen edhe 2 kushte të tjera për Shqipërinë.

Mbrëmjen e kaluar, grupi kryesor i CDU/CSU-së në parlamentin gjerman ra dakort që të votojë pro hapjes së bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë duke vendosur disa kushte. Vendimi përfundimtar i parlamentit pritet të miratohet për dy ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *