Në tryezën e mbledhur nga OSBE për reformën zgjedhore, deputeti i ri në Kuvend Kujtim Gjuzi, u fut në debate me Damian Gjiknurin. Kjo pse përfaqësuesit të PD-së Ivi Kaso, iu dha fjala para Rudina Hajdarit, e cila është bashkëkryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore krah Damian Gjiknurit.
Gjuzi kërkoi që të ishte Hajdari ajo që të fliste e para. Por Gjiknuri tha se gjithçka ishte dakordësuar më parë, përfshi këtu edhe konsensusin e Hajdarit për të lejuar që Kaso të marrë fjalën para saj në këtë konferencë.
DEBATI:
Kujtim Gjuzi: Zoti Gjiknuri të lutem, duhet të flasë Rudina Hajdari para Ivit Kasos
Damian Gjiknuri: Axhenda është dakordësuar, nuk mund të bëni avokatin e saj, zoti Gjuzi
Kujtim Gjuzi: Ivi Kaso nuk mund të flasë para Rudina Hajdarit, nuk na e mbyll dot gojën
Damian Gjiknuri: Rri si njeri aty….mos bën avokatin e saj. Unë e kuptoj se nuk janë normale këto, por e kuptoj emocionet….
Adriatik Alimadhi: I bëj thirrje Hajdarit dhe Murrizit që të ikim nga kjo tryezë