Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 184 celularë Samsung e iPhone në Rinas, vlera 31 milionë lekë


Policia kufitare dhe autoritete dogaore kanë kappur në aeroportin e Rinasit një sasi prej 184 telefonash ceularë.

Celularët ishin të markave Samsung e iPhone e nuk ishin deklaruar nga personi të cilit iu kapën.

Sipas doganës, vlera e tyre shkon në rreth 31 milionë lekë të vjetra.

Autoritetet doganore kapin në Rinas 184 celularë kontrabandë. Strukturat e Hetimit Doganor në bashkëpunim me Degën Doganore Rinas gjatë kontrollit të ushtruar në terminalin e pasagjerëve në Degën e Doganës Rinas të linjës Stamboll – Tiranë të kompanisë ajrore “Pegasus Air”, u konstatuan një sasi prej 184 celularësh të markave “Iphon” dhe “Samsung” pa deklaruar nga shtetasi K.B.

Sasia e padeklaruar u sekuestrua dhe shtetasi i mësipërm u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë , parashikuar nga neni 174 i K.Penal.

Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej 3 185 364 lekë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.” – thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *