Vendosni fjalën kyçe....

Kush është eskorta zyrtare e Greta Thunberg dhe lidhja e saj me George Soros


Pas aktivistes së famshme botërore për klimën, 16-vjeçares Greta Thunberg, qëndrojnë një oligark liberal dhe një lëvizje globaliste.

Greta Thunberg është bërë e njohur në botë për shkak të luftës së saj kundër ndryshimit të klimës dhe temperaturave më të ulëta në Tokë.

E gjitha filloi në vitin 2018 kur ajo filloi një grevë shkollore krejt më vete, duke qëndruar jashtë parlamentit Suedez me pankarta të ndryshme duke u përpjekur të formojë opinionin dhe t’i bëjë të rinjtë të bashkohen.

Media kryesore e Suedisë e publikoi shpejt misionin e saj, një vajzë kundër ndryshimit të klimës dhe shkroi disa artikuj për të.

Thunberg shumë shpejt kishte trajneren e saj, një aktiviste e njohur e klimës nga Gjermania me emrin Luisa-Marie Neubauer. Kush është aktivistja idelaiste 16-vjeçare?

Ajo është vajza e këngëtares së famshme të operave, Marlena Ernman, që njihet si aktiviste e majtë liberale. Luisa-Marie Neubauer, e cila është kapur në  shumë imazhe dhe video së bashku me Gretën, teksa të dyja sulmonin në mënyrë të drejtpërdrejtë ndryshimet klimatike në të gjithë botën, është pjesë e një organizate, e quajtur fondacion ONE.

Ajo ka disa financues të pasur të njohur, duke përfshirë këngëtarin Bono, si dhe Bill dhe Melissa Gates. Një emër edhe më i habitshëm e goditës është ai i multi-miliarderit, George Soros, famëkeq për spekulimet e tij dhe mbase edhe më i spikatur si babai i rrjetit global, aktiv, radikal dhe të majtë-liberal, “Shoqëria e Hapur”, duke mbështetur mijëra OJQ.

Sipas “Deutschland-Kurier”, Luisa Neubauer është “Ambasadore Rinore” e ONE, një organizatë ndërkombëtare për lobim dhe fushatë.

“ONE” financohet nga liberalë të pasur, përfshirë Bono, Bill dhe Melinda Gates dhe George Soros. Kështu thuhet në faqen e internetit të ONE.org, në prezantimin e fondacionit:

“ONE lindi në bisedat mes Bill Gates dhe Bonos në fillim të viteve 2000, në lidhje me nevojën për të informuar më mirë amerikanët për varfërinë ekstreme në të gjithë botën. Së bashku me Melinda Gates Bobby Shriver, George Soros, Ed Scott, Bob Geldof dhe Jamie Drummond, ata krijuan një organizatë mbrojtjeje kundër varfërisë të quajtur DATA, që u përqëndrua në vendosjen e të personave të famshëm dhe individëve të tjerë me ndikim, për të nxitur udhëheqësit e botës të ndërmarrin veprime për çështje specifike të zhvillimit . Brenda disa viteve, DATA u bashkua me disa organizata të tjera për të formuar ONE, me mbështetje të madhe nga fondacioni i Bill dhe Melinda Gates. Qëllimi ishte krijimi i një elektorati politik për përparësitë e zhvillimit, veçanërisht Qëllimet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara, të cilat në vitin 2000 vendosën objektiva specifikë globalë për të adresuar sëmundjet, varfërinë dhe çështje të tjera të ngutshme të zhvillimit.”

*https://yournews.com/2019/09/24/1214447/the-official-escort-for-16-year-old-global-warming-expert-greta-thunberg/

*https://freewestmedia.com/2019/04/24/george-soros-is-backing-greta-thunberg/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *