Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Nuk po tërhiqemi nga protestat, jemi të zënë me zgjidhjen e krizës


 

I pyetur nga gazetarët, Lulzim Basha tha sot se nuk ka asnjë plan për t’u tërhequr nga protestat, por sqaroi se aktualisht është i përqendruar në zgjidhjen e krizës.

“Nuk kemi asnjë proces tërheqje apo dorëheqje nga protestat, por vëmendja jonë është përqendruar për të zgjidhur këtë krizë politike dhe për këtë arsye kemi përgatitur një platformë kombëtare masash kundër krizës dhe një platformë për Shqipërinë si Evropa.

Janë qyteraët shqiptarë që do ta vlerësojnë përgjegjësinë me të cilën po vepron opozita.  Jam i bindur se duke vlerësuar vizionin dhe planin tonë për ta nxjerrë vendin nga kriza mbështetja e shqiptarëve do jetë edhe më e fuqishme, për ta çuar deri në fund betejën tonë”, tha Basha.

Gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët, kreu i PD-së tha se kjo forcë politike po harton një plan kombëtar antikrizë për të nxjerrë vendin nga situata problematike në politikë. Basha thotë se kjo zgjidhje nuk mund të jepet nga pala që e shkaktoi krizën, ndaj kërkohet vullnet politik dhe PS të reagojë duke hapur rrugë për zgjidhjen e saj.

 “Kërkohet luftë kundër korrupsionit dhe dënimi i personave që kanë vjedhur zgjedhjet. Në bashkëpunim me krimin. Personat të cilët janë në krye të listës 184 dhe 339, Edi Rama i ka vendosur në krye të Komisionit të Reformës Zgjedhore. 

Vetë Dosja 184, nxirret nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe çohet për t’u varrosur në Dibër, ku e gjithë prokuroria atje ka vetëm dy prokurorë. Kjo është mënyra më e mirë për ta varrosur një dosje. Askush nuk është arrestuar për këto veprat penale, të cilat falë transparencës së “Bild” i ka marrë vesh e gjithë  Gjermania dhe e gjithë bota.  Do të thoja se do të ishte naive dhe e dëmshme që të përpiqemi të relativizojmë atë që sot e sheh gjithsekush, 9 kushtet dhe zgjidhja e krizës janë detyrat e shtëpisë, për t’i hapur Shqipërisë rrugën europiane. Opozita po harton një plan antikrizë dhe një platformë për Shqipërinë si e gjithë Evropës.  

Kjo krizë mund të kapërcehet vetëm me vullnet.  Qeveria aktuale nuk ofron asnjë garanci, siç nuk ofroi në 2017 dhe në 2019, por përkundrazi në 30 qershor, kjo qeveria tregoi se ka kontroll total mbi KQZ-në, policinë, prokurorinë, kontrollin e shtetit dhe shkatërroi një proces që vetë garonte dhe vetë votonte.  Zgjidhja e krizës pra kërkon vullnet politik, kërkon zgjidhje politike dhe është naive të mendosh se vjen nga shkaktarët e kësaj krize. Është momenti që ai dhe PS duhet të reagojë  për këtë krizën dhe ti hapin rrugë zgjidhjes së saj. Ne po e trajtojmë këtë me përgjegjësi të plotë. Nuk po bërtasim fitore nuk po fërkojmë duart, por ne po bëjmë një plan kombëtar për ta nxjerrë vendin nga kriza”- tha Basha./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *