Largohet nga tryeza e Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso.
Para se të largohej, ai bisedoi edhe me ambasadorin e OSBE-së. Ai qëndroi në tryezë vetëm për të mbajtur fjalimin, ku shprehu angazhimin e koalicionit opozitar për mbështetjen e realizimit të kësaj reforme.
Opozita konsideron se personat që janë subjekt i dosjes 339 dhe 184 janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me reformën e vërtetë zgjedhore që ka nevojë vendi.
Për këtë arsye, thuhet në qëndrimin e opozitës së bashkuar, se reforma e vërtetë zgjedhore mund dhe duhet të realizohet e zbatohet vetëm nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Në qendrimin e saj, opozita nuk e njeh legjitimitetin e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Duke e cilësuar si një organ që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve,
Propozimi i opozitës për zgjidhjen e këtij problemi është ngritja e një grupi të posaçëm për reformën, që përfaqëson drejt elektoratin shqiptar, në përbërje të të cilit të ketë edhe përfaqssues të partnerëve kryesorë ndërkombëtarë.
Përfaqësuesit e opozitës në nivel teknik në këtë tryezë, u paraqitën Ivi Kaso nga Partia Demokratike, Muharrem Caka nga LSI-ja dhe Arjan Madhi nga Partia Republikane.