Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri i riu në Tiranë


Një i ri është plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Yzberishtit në kryeqytet.

Bëhet me dije se është plagosur një 24 vjeçar. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur rastin.

Njoftim i policisë:

Rreth orës 22:45, në Rrugën “Tre Dëshmorët” është lënduar lehtë në dorë (djegie) dyshohet me armë zjarri shtetasi D. V.,24 vjeç,

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *