Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet derbi i Tiranës, FSHF pranon ndezjen e proxhektorëve


Derbit pritet t’i rritet edhe më shumë spektakli pasi do të luhet nën dritën e proxhektorëve, kjo pas njoftimit të fundit të Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila ka pranuar kërkesën e Tiranës për zhvillimin e kësaj ndeshjeje në orën 19:00 dhe jo në orën 16:00 siç ishte programuar fillimisht.

Pas ndërprerjes së takimit Tirana-Teuta, ku energjia elektrike mungoi për 32 minuta në “Selman Stërmasi”, FSHF kërcënoi klubet se do të vuanin pasojat nëse diçka e tillë do të ndodhte, do të vuanin pasojat pasi impiantet e ndriçimit, veç atij të “Loro Boriçit” dhe “Elbasan Arenës” janë difektozë.

Por duke qenë se derbi është ndeshja më e rëndësishme e kampionatit, FSHF ka vendosur të mirëkuptojë kërkesën e Tiranës dhe pas një garancie nga OSHE, siç njofton vetë qeveria e futbollit, ka rënë dakord që ta zhvendosë këtë sfidë në mbrëmje.

Njoftimi i FSHF-së:

Tirana – Partizani, ditën e dielë, ora 19:00

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë opinionin publik se ndeshja Tirana-Partizani, e vlefshme për javën e 6 të Kategorisë Superiore, do të zhvillohet ditën e dielë, ora 19:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ky vendim është marrë pas garancisë që ka dhënë OSHE në lidhje me furnizimin me energji elektrike dhe pa probleme gjatë orarit të zhvillimit të Derbit të Tiranës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *