Vendosni fjalën kyçe....

Si iu revoltuan Rudina Hajdarit sot deputetët e saj


Pas tensioneve që u krijuan në tryezën e mbledhur nga OSBE-ja për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetarja e komisionit Rudina Hajdari është rikthyer në sallë.

Por jo të gjithë deputetët e grupit të saj parlamentar i janë bindur duke e ndjekur në tryezë. Të vetmit nga e ashtuquajtura “opozita parlamentare” që u rikthyen në sallë pas Hajdarit, janë Nimet Musai dhe Ralf Gjoni. Me këtë të fundit, Hajdari pati një debat kur dolën nga salla, të cilit i bënte thirrje mos të bëjë një “show politik”.

Në komision fillimisht nisën debatet mes Kujtim Gjuzit dhe Damian Gjiknurit, se përse fjala i ishte dhënë të parit Ivi Kasos, përfaqësuesit të PD-së dhe jo Hajdarit. Por kjo e fundit mbajti të njëjtin qëndrim me Gjiknurin dhe i bëri thirrje anëtarëve të grupit të saj të qëndronin në mbledhje.

“Nëse ikim po sillemi si ata. Kjo është anija e fundit, nëse ata do të ikim ju siguroj që do të fundosen në fundin e historisë”, tha Hajdari në një përpjekje për t’i bindur ata të mos largohen.  

Por me thirrjen që e bëri Adriatik Alimadhi i pari, të gjithë dolën jashtë. Ralf Gjoni madje doli në një prononcim për mediat duke thënë se ka një plan mes PS-së dhe PD-së për të delegjitimuar ata si deputetë, të gjithë dolën jashtë.

Hajdari bëri një mbledhje me grupin e ri opozitar në parlament, por duket se nuk ia doli dot t’i bindte të gjithë ata të rikthehen në sallë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *