Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona kthehet 100 vite pas, prezantohet fanela e re për sezonin që vjen


Pas vetëm një viti, kompania sportive amerikane, ‘Nike’, ka bërë një hap prapa. Bluza e re e Barcelonës nuk do jetë më me kuadrate por me vija vertikale.

Ka qenë sportivja katalanase ‘Sport’ që ka publikuar fanelën e re të ekipit sezonin që vjen.

Bluza e re është e frymëzuar nga ajo e para 100 viteve që ka përdorur Barcelona dhe do përdoret pikërisht në ndër të atij ekipi me lojtarë si Ricardo Zamora, Josep Samitier e Paulino Alcantara.

Ekipi fitonte asokohe 6 Kupa Spanje dhe dominoi kampionatin katalanas e atë spanjoll. Fanela e re do dalë në shitje pas finales së Ligës së Kampionëve që luhet me 30 maj në stadiumin olimpik të Stambollit ‘Ataturk’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *