Vendosni fjalën kyçe....

Brad Pitt heq dorë nga aktoret, në lidhje dashurie me një stiliste (FOTO)


Brad Pitt ka një dashuri të re në jetën e tij tre vjet pas ndarjes nga Angelina Jolie. Aktori ka nisur një lidhje me stilisten e njohur 50-vjeçare, Sat Hari Khalsa për tre muajt e fundit.

Pitt thuhet se u miqësua me Sat një vit më parë në një aktivitet muzikor, ku ishin ulur në të njëjtën tavolinë.  Në atë kohë u raportua se ata mund të kishin diçka bashkë, por më pas nuk u panë më së bashku.

Dhe në premierën e filmit “Ad Astra” që u mbajt  në Los Angeles më 19 shtator, ata u fotografuan duke dalë gati në të njëjtën kohë.

Ndryshe nga gratë e tjera me të cilat jemi mësuar ta shohim aktorin, si Gëyneth Paltrow, Jennifer Aniston apo Angelina Jolie, Sat nuk është aktore dhe ajo çfarë e ka tërhequr më shumë Pitt te ajo është thjeshtësia e fakti se ka një mendje të pasur, sipas Daily Mail.

Sat Hari Khalsa është themeluese e argjendarisë Amrit dhe është stilistja e preferuar e ish-bashkëshortes së Brad, Jennifer Aniston, një rastësi kjo që nuk i ka shpëtuar mediave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *