Bundestagu gjerman u mblodh pasditen e sotme për të votuar hapjen apo jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Deputetët gjerman diskutuan për rreth 30 minuta për kushtet që do t’i vendosen Shqipërisë nga deputetët gjermanë, për hapjen e negociatave.
Më pas deputetët votuan duke i dhënë dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Bundestagu votoi me 365 vota pro vendimin për hapjen e negociatave.
Lajmin e konfirmoi edhe Johannes Hahn në Twitter, i cili ka falenderuar parlamentin gjerman.
Më herët, grupi i CDU/CSU propozoi hapjen por vendosi 9 kushte për Shqipërinë ndërsa për Maqedoninë e Veriut propozuan hapjen pa kushte.