Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj me mikrofon në këmishë – Përveç imazhit, tani edhe zëri ka rëndësi për shfaqjet publike të kryebashkiakut

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj duket se ka forcuar mjetet e tij të propagandës. Përveçse merr me vete kamera e operatorë kudo që shkon, tani ka nisur të mbajë edhe mikrofon në mënyrë që zëri t’i dalë i pastër në kronikat e gatshme që u përcjell mediave.

Veliaj vizitoi ditën e djeshme banorët e prekur pas tërmetit të fortë që goditi vendin të shtunën. Ai u ndal në një familje në Stermas, të njësisë administrative të Petrelës. Por në fotot e publikuara nga vetë ai, vihet re se sa i përgatitur ka shkuar kryebashkiaku për këtë ngjarje.

Mimi Kodheli e cila e shoqëronte, nuk kishte mikrofon me vete, krejt ndryshe nga Veliaj. Rastësi apo e paramenduar, të dy ishin kombinuar duke veshur këmisha ngjyrë bojëqielli./Hashtag.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *