Një pjesëtare e re i është shtuar familjes së Ermal Fejzullahut. Këngëtari i njohur është bërë baba për herë të katërt.
Gruaja e tij Ariana solli në jetë një vajzë, në një nga spitalet private të Prishtinës.
Ermali ka publikuar foto të katër fëmijëve të tij, duke zbuluar kështu edhe pamjen e vogëlushes.
“Mirëseerdhe në jetë Ana”, shkruan këngëtari krahas fotos. Ana, është fëmija i katërt i çiftit të njohur pas djalit të quajtur Arti dhe dy vajzave Buna dhe Era.