Vendosni fjalën kyçe....

Fëmija me çrregullime të spektrit autik, etiketohet për ngacmim seksual pse përqafoi dhe puthi shokët e klasës


Një djalë pesëvjeçar i cili vuan nga çrregullime të spektrit autik po ndëshkohet nga autoritetet për “kapërcim kufijsh”, pasi ka përqafuar dhe puthur shokët e shoqet e tij të klasës. Madje sipas familjarëve të tij, mund të etiketohet si “ngacmues seksual” për gjithë jetën duke akuzuar mësuesit se injoruan gjendjen e tij.

Nathan, një nxënës kopsht në Chattanooga, Tenesse, u raportua në shtet për “aktivitete seksuale”, rreth tre javë pasi mësuesi i tij iu ankua familjarëve se djali kishte përqafuar një shok të klasës dhe kishte puthur një tjetër në faqe.

“Ju duhet të bisedoni me Nathan për kufijtë”, i tha mësuesi kujdestares së tij. Kujdestarja u përgjërua për mirëkuptim, duke thënë se “nëse nuk e kuptoni se si funksionon autizmi, do të mendoni se ai është i vështirë. Por kjo nuk është situata. ”

Por lutjet e saj me sa duket ranë në vesh të shurdhër, pasi më pak se një muaj më vonë, gjestet tepër të dashura të djalit e e futën në telashe me autoritetet shtetërore.

“U zbulua se do t’i mbetet rekordi si shkelës seksi për gjithë pjesën tjetër të jetës “, shkroi gjyshja e tmerruar e djalit, Debi Amick, në një postim në Facebook.

“Ai nuk duhet të trajtohet kështu. Fëmija as nuk e kupton se çfarë është seksi”, vijoi ajo.

Çfarë të bësh kur një fëmijë 5 vjeç etiketohet dhe akuzohet për ngacmim seksual nga sistemi shkollor?

Drejtori këmbënguli se stafi i shkollës e kishte qortuar në mënyrë të përsëritur djalin, dhe një zëdhënës i Departamentit të Edukimit pretendon se “personelit të shkollës i kërkohet të raportojë shqetësimet e tyre në lidhje me fëmijët”.

Nathan është zhvendosur në një klasë speciale me një mësues tjetër, por dëmi mund të jetë bërë. Masat disiplinore të marra kundër tij mund të mbeten si rekord për fëmijën përgjatë gjithë shkollës së mesme, edhe nëse ai nuk është në listën e zezë si ngacmues seksual.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *